zoom

Politikë

“O lepurush”/ Deputeti i opozitës-punonjësit të Gardës: Lejohet që të iki të bëj sh*rrën…

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes Gardës e deputetëve të opozitës.

Përplasjet mes tyre u shoqëruan me ofendime, ku këta të fundit u drejtohen gardistëve: “More qelbësira”, teksa bënin “luftë” për karriget.

Një nga deputetët e opozitës, dëgjohej në videon live në Facebook, të deputetit Luan Baçi, teksa i drejtohej një prej punonjësve të Gardës me ironi:

“E ke bërë nja dy herë trimin. O lepurush! Edhe pa njohur nuk duhet ta prekësh me dorë… Ç’është kjo, që e njoh dhe se prek, po janë deputetë o zotëri”, i drejtohet deputeti.

“Lejohet me ik me bo sh*rrën? Është e ndaluar…”, shton ai./ Zoom.al