zoom

Të gjitha

Mëmësia i ka dhënë shumë shkëlqim/ Gigi Hadid fryn 27 qirinj

Supermodelja Gigi Hadid shkëlqeu në ditëlindjen e saj të 27-të. Hadid tregoi linjat perfekte trupore me veshjen e saj me  dantellë, si dhe pantallonat transparente.Nuk munguan as bizhutë e shumta të cilat u kombinuan më së miri me veshjen e modeles .

Ajo kishte veshur taka me ngjyrë po të bardhë ndërsa e vetmja thyerje ishte çanta ngjyrë rozë  për rastin tejet  të veçantë. Të pranishëm në ngjarjen e rëndësishme ishin edhe motra dhe vëllai i saj Bella dhe Anwar Hadid i cili mbërriti me në event me mikun e tij dhe njëkohësisht  si dhe me të dashurin e Bellës, Marc Kalman.

Ndërsa nëna e vajzës së ditëlindjes, Yolanda Hadid, mbërriti në festë me të dashurin e saj biznesmen Joseph Jingoli.Nuk mungoi i ati Mahmood Hadid si dhe miq të modeles së njohur por në festë mungoi këngëtari  Zayn Malik me të cilën 27 vjecarja ka një vajzë të vogël./L.K

/Zoom.al

 

 

Postime të lidhura