zoom

Të gjitha

“Nuk jemi ndarë asnjëherë” Roberti bën deklaratën e fortë për Norën

Lajmi se Nora Istrefi dhe Robert Berisha po ribashkohen ka gëzuar shumë fansat e ish-çiftit.

E gjitha nisi para disa ditësh pasi ‘Prive’ publikoi disa foto ku dukej Nora dhe Roberti, së bashku me vajzën e tyre Renee në Aeroportin e Prishtinës. Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana.

Gjatë pushimeve të tyre, Roberti, po ashtu dhe Nora kanë publikuar foto veçmas ku shfaqeshin me vajzën, në Bodrum të Turqisë.

Së fundmi Roberti ka folur për herë të parë për këtë temë duke habitur me përgjigjen e tij.

Gazetari: Qarkullojnë disa lajme kohët e fundit për një ribashkim, a ka ndonjë gjë me Norën? Ju kanë parë në disa foto në rrjetet sociale. A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim mes ju të dyve?

Robert Berisha: Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.

Mesa duket Roberti është mjaft optimist dhe ka dhënë shpresa për një ribashkim mes ish-çiftit.

Gjatë gjithë kësaj kohe që nuk kanë qenë më bashkë, dyshja e kanë suportuar njëri-tjetrin në projektet e reja që lançonin gjithë dashuri sikur të mos ishin ndarë kurrë. E megjithatë duket se në zemër me të vërtetë nuk janë ndarë kurrë. Madje miq të tyre, sipas “Panorama Plus” kanë treguar se Nora ka qenë arsyeja pse Roberti nuk dëshironte të deklarohej publikisht me asnjë vajzë, ndonëse është përfolur shpesh në media për lidhje dashurie me vajza të ndryshme.