zoom

Stil

Nuk janë më miq? Luizi nuk do të jetë pjesë e koncertit të Noizyt

Reperi Noizy të premten do të rikthehet në sheshin “Nënë Tereza” për koncertin e tij “Alpha Show 2”.

Mijëra spektaktorë do të bëhen bashkë për disa orë për të ndjekur jo vetëm Noizyn, por edhe emrat më në zë të muzikës shqiptare

Por skenës do t’i mungojë Luiz Ejlli.

Pas daljes së këtij të fundit nga “Big Brother VIP”, dyshja u shfaq bashkë dhe premtuan bashkëpunime.

Por, mungesa e Luizit në koncertin e Noizyt krijoi pikëpytje mbi raportin e tyre.

Përmes një videoje në Instagram, Luizi ka sqaruar se mes tyre nuk ka asnjë problem, por nuk do të jetë pjesë prej angazhimeve të shumta.

“Kam shumë koncerte dhe aktivitete ndaj nuk do jem në koncertin e Noizyt. I uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe të shkëlqejë siç di ai. Do takohemi, do rrimë bashkë, do bëjmë muzikë. Unë nuk kam armiq!”, tha Luizi.