Aplikacion
Sa u përmend emri i moderatores Bieta Sulo, Roza reagoi direkt.
“Shiko e pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin, flisnin për serialin Snob. Një mikpritje shumë të mirë, i bëri komplimente, e priti shumë mirë, mesa duket e kishte personale me mua. Po ne nuk është se ja marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty.”
Ronaldo më pas i thotë se nuk e beson të ketë pasur diçka personale, pasi emisionit “Ftesë në 5” i interesojnë klikimet që i sjell Roza.
“Pikërisht e kam me screenshot nga gazetarët e saj që më tregonin se është hera e parë që në kaq pak orë ka kaq shumë klikime në YouTube.”
Kujtojmë se Roza ka qenë e ftuar te “Ftesë në 5” në muajin qershor. Ndër të tjera, Bieta i drejtoi pyetje në lidhje me setin e saj të fundit fotografik, ku Roza pozonte me të brendshme në vaskë.
Bieta Sulo: Do t’i biesh dikujt në sy?
Roza Lati: Ti bie në sy dikujt, jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë. Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerr jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qejf punën që bëj”, tha Roza.
Në fund të intervistës ajo flet për projektet e saj, ndonëse nuk u pyet.
“Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni.”
Më vonë kur Roza e pyet nëse mund të tregojnë një foto që ajo ka realizuar Bieta thotë:
“Nuk e tregojmë dot për shkak të orarit.”
Mesa duket Roza u ndie e ofenduar nga Bieta dhe ka reaguar me një postim në Instagram.
“Une nuk e kuptoj te te ftoj tjetra ne studio dhe te te ofendoj…
Dhe nderkohe me fshini videon ???? Nga walli ??????
Kam 1001 inboxe nga njerezit qe reagojne si mundet ne nje emision televiziv te te fyej tjetra ne shtepine e vete ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk pertoj ti nxjerr te gjitha inboxet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, ka shkruar Roza.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë