zoom

Të gjitha

E gjuajnë me lule në fytyrë / Xhensila Myrtezajt i ndodh e papritura gjatë koncertit në Greqi

Xhensila Myrtezaj është një nga emrat e muzikë, e cila mban koncerte çdo muaj të vitit. Sigurisht më aktive është tani në verë, ku ka performuar edhe jashtë trojeve shqiptare.

Gjatë koncertit të fundit në Greqi asaj i ka ndodhur një e papritur në skenë. Teksa po performonte hitin e verës së kaluar “Prit pak” dikush nga publiku i ka hedhur një tufë me lule në fytyrë.

https://v16-web.tiktok.com/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c002/4ba11a2fcba04e2a8adf4b5c848ce5e9/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=3016&bt=1508&cs=0&ds=3&ft=lcQHiHmvMyq8ZirDlwe2NbQwyl7Gb&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=NTtmPDpnZ2llN2RlNzpkOkBpam5tOGY6ZmU2PDMzNzczM0A2LV9iMzIwXzIxNS8xL2FeYSNhaHBpcjRnMHNgLS1kMTZzcw%3D%3D&expire=1652810937&l=2022051712085101022308301508041DA4&policy=3&signature=017016ce7acb67eed3832681327fe62a&tk=0

Nuk është i qartë qëllimi që ka pasur fansi, nëse ia ka hedhur sepse e pëlqen shumë këngëtaren apo në ndonjë shenjë revolte a mospëlqimi ndaj saj.

Por, një gjë është e sigurtë, Xhensila e ka pritur mirë, sepse buzëqeshi dhe vazhdoi performancën. u kujtojmë që një muaj më parë këngëtarja e njohur shqiptare festoi ditëlindjen e saj të 29-të./L.K

/Zoom.al