Aplikacion
Kështu shkruante Belinda Balluku në fillim të shtatorit të këtij viti kur i dorëzoi stafetën Blendi Gonxhes, si drejtues i qarkut të Dibrës.
Por kanë kaluar vetëm dy muaj, Blendi Gonxhe i lau duart me Dibrën. Edi Rama ka vendosur ta heqë nga qyteti verilindor dhe ta sjellë në Tiranë. Burime të Zoom.al brenda Partisë Socialiste thonë se vendimi i Ramës lidhet me pakënaqësitë që ka krijuar Gonxhe te njerëzit e Ballukut në Dibër. Sipas tyre, prej kohësh, socialistët që kanë mbështetjen e Ballukut po e sabotojnë Gonxhen nëpër mbledhje e aktivitete të tjera.
Për shkak se përplasja mes Gonxhes dhe “grupit të Ballukut” rrezikonte përçarjen e Partisë Socialiste në Dibër, kryeministri Rama ka ndërhyrë dhe e ka zhvendosur Gonxhen në Tiranë.
Në vend të Gonxhes në Dibër drejtues qarku nga PS do të shkojë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Kjo lëvizje, sipas burimeve të Zoom.al, ka qenë sugjerim i vetë zëvendëskryeministres Balluku, e cila konsiderohet edhe një si prej mbështetësve më të fortë të Hoxhës në qeveri. /Zoom.al