zoom

Aktualitet

Njoftim nga Kakavija/ Kujdes! Për të udhëtuar drejt Greqisë ju duhen këto dokumente

Të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin drejt Greqisë duhet të kenë me vete formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin antiCovid, i cili është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Njoftimi vjen nga autoritetet doganore greke në Kakavijë. Në çdo rast, testet antiCovid njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare. Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë.

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit antiCovid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.