zoom

Politikë

“Një xhungël”/ Berisha nxjerr foto nga trafiku në Tiranë: E tmerrshme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur ditën e sotme duke publikuar fotografi nga trafiku i rënduar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Berisha shkruan se Tirana nën drejtimin e Erion Veliajt është kthyer në një xhungël të tmerrshme.

“Mirëmëngjes miq, këtë foto me shënimin përkatës më nisi sot një mik i imi! Xhungel e tmerrshme , e panevojshme, e demshme dhe e pariparueshme per brezat”, shkruan Berisha.

Në fakt situata e rënduar e trafikut është e njëjtë çdo ditë në Tiranë ku qytetarët përballen me situatën kaotike, rrugët e ngushtuara dhe betonizimin.

Trafiku rëndohet edhe në orët e pasdites, kur qytetarët kthehen nga puna. Një dite të lodhshme, i shtohet edhe trafiku i rënduar vetëm sepse kryebashkiaku nuk tregon përgjegjshmëri ndaj qytetarëve të tij.