zoom

Stil

Një tjetër personazh i TCH “i vë vizën” Luiz Ejllit. Aktori i humorit e thumbon dhe e pret nga foto

Një tjetër personazh i Top Channel ka thumbuar Luiz Ejllin, duke iu referuar atij si “mbreti i aktrimit”.

Ka qenë aktori i njohur i humorit Salsano Rrapi, i cili në programin “Ndryshe”, bëri një batutë, ku shprehej se tanimë as aktor s’është, pasi “mbreti” është dikush tjetër. Kjo është marrë si kunjë sepse fansat e këngëtarit e kanë cilësuar shpesh si “mbreti” Luizin.

“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, u shpreh Salsano.

Gjithashtu, në një postim në Instastory (tanimë të fshirë), Salsano kishte publikuar të gjithë kastin e filmit në “Kuadër të dashurisë”, por njerëzit thanë se ishte prerë Luizi, një ndër protagonistët kryesorë.

Foto e postuar nga Rrapi:

Foto e plotë:

Megjithatë, duhet theksuar se fotoja ka formate të ndryshme nga post në feed dhe në Instastory, ndaj mund të jetë prerë në pjesët anësore për shkak të formatit, në mënyrë të paqëllimshme. Por nuk përjashtohet që të jetë prerë edhe qëllimisht nga aktori i humorit.

Luizi është përfolur edhe për një krisje në raport me Arbana Osmanin, çka ai e ka pranuar, duke thënë se do të flasë pas majit.