zoom

Të gjitha

“Një tjetër fëmijë është shumë…”/ Dalina Buzi rrëfen disa të pathëna për jetën e saj

Producentja dhe moderatorja Dalina Buzi ka rrëfyer se para disa kohësh dyshonte se ishte shtatzënë për herë të tretë. Gjithçka nisi nga ligji i Shtetve të Bashkuara të Amerikës që ndalon abortin.

“Unë personalisht, për trupin tim kam qenë kundër abortit. Por nuk më ka ndodhur asnjëherë asnjë rast që ta mendoj. Kështu njeriu flet edhe kur nuk i ka ndodhur. Unë kisha disa dyshime para disa kohësh dhe një fëmijë i tretë për mua do të ishte shumë. Megjithatë unë jam prapë me idenë lëre se do të rrjedhë vetë, se kam parë që kur bën fëmijë, gjërat rregullohen vetë.”

Ndërkohë diskutimi vijoi edhe me moderatoret e tjera të emisionit “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani, Rita Petro, Kiara Tito të cilat dhanë opinionet dhe argumentet e tyre në lidhje me temën e abortit.

Pjesë nga biseda:

Rita Petro: Edhe në kohët e mëparshme që aborti ishte i ndaluar, çfarë nuk ka ndodhur. Vetëm kur dëgjonim mënyrën se si vepronin gratë ose vajzat në shtëpi. Ka pasur disa emra, mjekesh me siguri, që vërtiteshin, që diskutoheshin në rrethet tona, edhe pse ishte koha e regjimit. Prapë, njerëzit i kishin disa emra dhe shkonin në vende të ndryshme, në vende të fshehta dhe kryhej aborti pa narkozë, pa gjë.

Kiara Tito: Që mund të rezultonin vdekjeprurëse…

Rita Petro: Dhe unë sot çuditem si bëheshin, se në atë kohë çdo gjë kalonte si në vrimë të gjilpërës. Nën vete e lejonin, pavarësisht se ligji e ndalon…

Armina Mevlani: Kur Amerika interesohet më shumë për abortin se sa për gratë e përdhunuara që mbetën shtatzënë dhe nuk do të kenë më të drejtën që të dështojnë një fëmijë nga një përdhunues, sepse dhe rastet e përdhunimit janë të shumta.

Dalina Buzi: Në 2022, është shumë e lehtë të kryhet aborti. Mund të shkosh në shtetet që e lejojnë. Dhe këto ligje i vendosin disa burra që nuk e dinë çfarë është trupi, nuk e dinë çfarë është zgjedhja. Unë besoj tek e drejta e trupit, sepse besoj që është një vendim aq intim dhe dhjetë burra nuk mund të vendosin për trupin tënd.

Rita Petro: Unë me trupin tim mund të bëj ç’të dua, madje mund të prostituoj dhe sot nuk gjykohet më. Është e drejta e trupit tim. Në këtë rast

Armina Mevlani: Ka shumë raste, marrim shembullin e varfërisë ekstreme. Po nëse e sjellin në jetë një fëmijë dhe nuk mundësi as ta ushqejnë?! Ndodhi ky incident, por çfarë duhet bërë?

Dalina është shumë aktive në rrjetet sociale, ndërsa nuk e ka prezantuar asnjëherë bashkëshortin. /L.K

/Zoom.al