zoom

Stil

Një tjetër dasmë VIP këtë verë. Moderatorja shqiptare tregon detajet

Moderatorja e njohur Nevina Shtylla së fundmi ka zbuluar se do të lidhë kurorë shumë shpejt.

E pyetur nga Edi Manushi në “E Diell”, ajo tregoi se ceremonia e martesës së saj do të jetë para Kampionatit Europian, i cili fillon me 14 qershor 2024.

Duke mos zbuluar datën e saktë, Nevina tha që do të martohte me të djalin që i ka vjedhur zemrën pas ditëlindjes së saj.

“Do të martohem para Kampionatit Europian dhe pas ditëlindjes sime”- tha ajo.

“Kur e ke ditëlindjen?”, e pyeti moderatori, ndërsa Nevina moz zbuluar më shumë rreth datës që ajo do të martohet.

Vetëm pak muaj më parë, prezantuesja zbuloi se ka marrë një propozim nga partneri i saj megjithëse nuk e ka bërë atë publik dhe ka treguar se marrëdhënia e saj është e konsoliduar.