Aplikacion
“Ne bëjmë shtet’, ka qenë një prej sloganeve të Edi Ramës dhe PS në kursin e mandateve qeverisëse. 11 vjet pasi ka provuar shtetin dhe pushtetin, nëse do zgjidhnim ironinë, mund të thuhet se Rama e bëri kaq të fortë, funksional dhe joshes, shtetin e Shqipërisë, sa vendosi që ta shumëzojë atë, duke krijuar edhe shtetin Sovran të Bektashinjve.
Kritikët nuk do të bien dakord me idenë se ai bëri shtet dhe opozitarët do të thonë të kundërtën: se e shkatërroi shtetin!
Nuk është ky qëllimi i këtyre radhëve.
Sigurisht, Rama nuk ka qëllime të shtetit kur e hedh këtë ide në publik. Krejt e kundërta, ai e përdor shtetin si ide pr-i (marketingu apo marrdhëniesh publike). Kësisoj, e tija apo e huazuar nga aktorë të këtushëm apo të jashtëm, kjo nismë publicitare e Ramës shkon kundër idesë së shtetit. Të shtetit laik që është i ndarë nga feja dhe operon jashtë saj. Të shtetit që e respekton dhe mbron ndarjen e pushteteve.
Këtu kemi të bëjmë me theksimin e një komuniteti fetar përkundër një tjetri. Fatkeqësisht, dhe për herë të parë, Rama po bën që të flitet për një jotemë, pra për një raport në gjirin e fesë muslimane në Shqipëri për të cilin nuk flitej më parë. Për ndarjen shitë dhe sunitë.
Duke iu shmangur ndërtimit të një raporti brenda-musliman, Shqipëria ka përfituar shumë. Tani ky raport do të shkëlqejë me praninë e tij, duke u bërë jo vetëm ekzistent, por edhe mbisundues. Askush nuk mund të flasë për pasojat në rrugë e sipër të kombit shqiptar, por që tani mund ta parashikojmë parehatinë. Sa më takon mua, edhe pse jam nominalisht dhe praktikisht i krishterë, toleranca në një vend si yni, nuk ka ardhur si prani e pakicave, por e shumicës. Janë muslimanët shqiptarë që e kanë mundësuar tolerancën, duke qenë shumicë, dhe jo e kundërta.
Kjo vetëdije duhet të na shërbejë, sot e në të ardhmen.
Kësisoj krijimi i një enklave bektashije, i njëfarë shteti Sovran në periferi të kryeqytetit, hap temën e parehatisë, pavarësisht dëshirës apo prirjes për tolerancë. Një sistem klasash/kastash në gjirin e feve. I jep një pakice tagra ekskluzivë. Promovon një brand të islamit, duke fshehur faktin se ai është më shumë një markë e shqiptarisë.
Do shmangur në këtë shkrim trajtimi i tezave që luajnë me gjendjen aktuale politike dhe mosbesimin që ka ndaj qeverisë së Ramës. Të cilat përqendrohen te frika se banka e një shteti të tillë, pasaportat etj., mund të përdoren për qëllime jashtëfetare dhe jashtështetërore. Spikamën e këtyre, shqiptarët dhe ndërkombëtarët e kanë parë te ideja e amnistisë fiskale, paratë e dyshimta në sektorin e ndërtimit, kanabizimi i territorit etj.
Por, duhet të kthehemi edhe njëherë te Rama dhe lidhjet e tij me sistemin e propagandës (pr-it). Rreziku që një shtet i vogël, si i Bektashinjve, të shndërrohet në një trill të Ramës, është i madh. Në këtë kuptim Edi Rama do ta ketë më në fund Satelitin “Albania 2”, jo në hapësirë, por në territorin fizik dhe të komunikimit publik. Ai do ta përdorë shtetthin, që zë një pjesë të kryeqytetit të tij, si një mundësi të shpëlarjes së imazhit publik.
Sidomos përdorimi i cilësorit ‘sovran’ në një minishtet brenda Shqipërisë, është një maskë që nuk i bën çdo fytyre, një shpallje që nuk e beson kush. Kryeministri e ka dëshmuar se ndarja e pushteteve nuk është një teori apo praktikë e demokracisë të cilën ai ushtron. Në këtë kuptim sovraniteti i ‘Vatikanit bektashi” është një përrallë.
Siç është e tillë edhe përpjekja për ta veshur shtetin e ri me simbolikat e tolerancës fetare. Nëse doni të dini tolerancën e Ramës, kujtoni se ai ka përqafuar një variant të vrazhdë të islamit që përfaqësohet nga Presidenti turk Erdogan. Në shërbim të kësaj lidhjeje, ai ka mbyllur shkolla, ka deportuar individë, ka përndjekur ide që lidhen me një variant më të butë të islamit, që vjen po nga Turqia, gylenizmin. I njëjti kryeministër hodhi në rrugë me forcë disa qindra fëmijë shqiptarë, nxënës të rrjetit të shkollave Mehmet Akif, si mbrojtës jo i tolerancës, por i mujsharisë shtetëtore dhe fetare.
Kështuqë, si ata që e ideojnë dhe ata që e mbështesin, duhet të ruhen nga kjo maskë e re e Ramës. Nuk duhet një shtet i ri për ta njohur, as huqin e vjetër dhe as të njëjtin burrë.
Për ta mbyllur me ironi, përjashtim bën rasti kur me sloganin ‘ne bëjmë shtet’ Rama me të tijtë kanë patur parasysh Baba Mondin në krye të tij.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”