zoom

Lajme

Një ish-banore/ Kush do ta prezantojë Big Brother VIP Fan Club?

Big Brother VIP do të rikthehet në ekran më 21 dhjetor.

Ndërsa emrat e banorëve mbeten ende mister, produksioni po zbulon detaje të tjera dalë-ngadalë.

Pas konfirmimit të emrave të opionistëve dhe të Ledion Liços si moderator, së fundmi është zbuluar edhe emri i drejtuesit të Big Brother VIP Fan Club.

Bëhet fjalë për Heidi Bacin, ish-banore e Big Brother VIP 3.

Heidi u bë për pak javë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, por më pas u shkëput, pas ndarjes nga Romeo Veshaj.

Ajo kërkoi kohë për të rigjetur veten.

Postime të lidhura