zoom

Bota

Një histori dashurie për Atin e Shenjtë/ Papa Françesku tregon vajzën që s’e hiqte dot nga mendja

Papa Françesku ka treguar si kurrë më parë historinë e tij të dashurisë.

Në librin e tij të ri, “Life: My Story Through History” pasqyron jetën e tij në 8 dekada.

Në një pjesë të librit ai tregon edhe për tre gra të rëndësishme për të. Ai ka pranuar se dikur ka qenë i fejuar me një vajzë shumë të ëmbël, e cila më vonë u martua dhe u bë nënë. Por kur ishte në seminar, Papa tregon se si situata për pak i rrëshkiti nga duart.

“Isha në dasmën e xhaxhait tim dhe u mrekullova nga një vajzë e re që pashë aty. Ishte e bukur, e zgjuar, më bënte të luaja mendsh. Për 1 javë pa pushim, kisha veç sytë e saj në mendje. Nuk lutesha dot, por fatmirësisht kaloi dhe ia dedikova mendjen dhe trupin Zotit”, shkruhet në libër.

Më tej, Papa ka rrëfyer për një murgeshë italiane që i shpëtoi jetën kur ai ishte sëmurë duke u shprehur se në atë kohë kishte shumë engjëj rreth vetes. Ai thekson se tundimet dhe sprovat kanë qenë të shpeshta dhe se gjithë këto detaje janë njerëzore dhe krejt normale edhe për njerëzit besimtarë.