zoom

Stil

Një epokë e re: Kopertina e veçantë e Vogue

British Vogue ka nisur një epokë të re e cila duket se do të vendos në qendër të vëmendjes modën afrikane. Kopertina e muajit shkurt paraqet nëntë modele afrikane me lëkurë të errët.

Vogue

Në dukje duke iu referuar kopertinës “Supers” të Vogue të Peter Lindbergh në vitin 1990, e cila prezantoi botën me idenë e supermodeles, fotografia tenton të nisë një kapitull të ri në industrinë e modës tradicionalisht të bardhë, e cila, që nga vrasja e George Floyd, ka qenë nën presion për të ndryshuar.

Një epokë e re: Kopertina e veçantë e Vogue

Fotografi i kopertinës, Rafael Pavarotti, e konsideroi atë një “nderim të grave, të matriarkatit dhe të bukurisë së grave me ngjyrë”. Kopertina përfaqëson kundërshtimin ndaj këndvështrimit paragjykues të modës, i cili prej kohësh e ka përfaqësuar Afrikën si një kontinent që ka nevojë për bamirësi dhe i mungon autonomia krijuese.

Një epokë e re: Kopertina e veçantë e Vogue

Kryeredaktori i British Vogue, Edward Enninful, tha se kopertina ishte një tjetër hap përpara në ndryshimin e qëndrimeve të vjetruara.

“Rritja e përfaqësimit afrikan në modë nuk ka të bëjë vetëm me simbolikën, as me standarde të thjeshta bukurie,” shkroi ai. “Ka të bëjë me lartësimin e një kontinenti. Bëhet fjalë për ekonominë, aksesin, kulturën, perspektivën, ndryshimin dhe mrekullinë.”

 

 

Burimi: Anabel.al