zoom

Sport

Një anglez e gjykon Shqipërinë në Islandë, në premier të Ligës së Kombeve

Shqipëria vazhdon përgatitjet për kualifikuesen ndaj Islandës, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Takimi do të luhet të hënën në qytetin e Reikjavikut në orën 20:45.

Ndërkohë që ditën e djeshme institucioni i UEFA-s, që organizon këtë kompeticion ka zbuluar edhe arbitrin që do të vendosë drejtësi në këtë ndeshje.

Ai është Craig Pawson, një arbitër profesionist anglez që gjykon kryesisht në Premier League, që nga viti 2013.

Karriera e tij si arbitër ka nisur në vitin 1993 dhe tashmë 43-vjeçari do të gjykojë Islandë-Shqipëri.

Ndërkohë, në vitin 2015 ai mori stemën e FIFA-s për të gjykuar ndeshje ndërkombëtare. /zoom.al/