Aplikacion
Ka nisur në Alaskë takimi historik mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.
Dy krerët e shteteve zbritën nga avionët përkatës dhe shtrënguan duart shoqëruar me një ceremoni pritëse nga autoritetet vendore.
Takimi po mbahet në një bazë ajrore pranë Anchorage, dhe pritet të jetë vendimtar për ukrainasit e rraskapitur nga lufta, për synimet e Trumpit për të bërë paqe dhe për përpjekjet e Putinit për ta riformuar pozitën e Rusisë në skenën botërore.
Udhëheqësit evropianë, të cilët janë lënë jashtë bisedimeve, janë të shqetësuar se marrëveshja e mundshme nga ky takim mund ta lërë Ukrainën në pozitë më të dobët ose t’i minojnë aftësitë e Evropës për ta mbështetur Ukrainën dhe për t’u përballur me kërcënimet e Rusisë.

