Aplikacion
Detaj pikat nga salla ishte prezenca e kryeministrit Rama pas disa javësh mungese, pas tensioneve më të fundit për interpelancën e refuzuar për emisionin e RAI 3 dhe dosjen e Xibrakës, por edhe tureve me Diasporën në Athinë dhe Milano. Rama u shpreh se kjo projekt-rezolutë është e duhura kundër korrupsionit dhe nuk dëmton punën e drejtësisë së re.
“Kjo është çfarë i duhet nga ky Kuvend Shqipërisë e shqiptarëve për të mbështetur anëtarësimin në BE në 2023. Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK apo është propaganduar se jemi kujtuar pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin. Jemi prej 10 vitesh në luftë kundër korrupsionit. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi e shërohesh, ose vdes”, tha ai ndër të tjera.
Kurse kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën për gazetarët para nisjes së seancës në Kuvend u shpreh se propozimi për një rezolutë kundër korrupsionit mund të jetë akt elektoral apo komplot i pisët kundër SPAK.
“Në 11 vite janë rekordet më të ulëta në luftën ndaj korrupsionit. Çfarë kërkohet të arrihet me këtë rezolutë. Qendrimi i PD është i prerë. Në luftë kundër korrupsionit kemi hedhur gjithmonë votën pro dhe hapa aktivë.
Por nuk do mbështesin çdo përpjekje kundër drejtësisë e SPAKPresim që ata që e propozuan rezolutën, shqiptarët presin të shohin nëse është akt elektoral apo komplot i pisët kundër SPAK. Pse 10 muaj para zgjedhjeve vijnë me një propozim të tillë”, tha ai.
Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, çka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë lehtësisht vetëm me votat e saj. Burime për gazetarin Osman Stafa bënë me dije se grupi parlamentar i PD-së, me kryetar Gazment Bardhin, ka vendosur se nuk do ta votojë propozimin e PS-së. Ndërkohë që sapo të nisë procedura për votimin e tij, opozita duket se do të braktisë sallën e Kuvendit.
Ministri Bledi Çuçi po prezantoi në Kuvend edhe propozimin për projekt rezolutën kundër korrupsionit. Ai tha:
“Reforma që mazhoranca konceptoi dhe udhëhoqi, është akti historik më i guximshëm në të bërin Shqipërinë një shtet modern të respektuar botërisht. Asnjë forcë tjetër nuk i ka hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë nga pushteti politik. Ndryshe Shqipëria sot nuk do shihte rrëzimin e monumentit të shëmtuar të pandëshkueshmërisë.
I kemi hapur rrugë krijimit të një gjykate e prokurorie të posaçme. Gjithçka e kemi bërë për të fuqizuar shtetin shqiptar. Askush nuk mund të mohojë se drejtësia vepron mbi dhe e pavarur nga politika. Kemi bërë shumë e kemi arritur jo pak, këtë e ka thotë edhe BE në çeljen për negociatat. 95 përqind e shërbimeve kryhen nga telefoni, ka rënë korrupsioni”.
Pas miratimit të pritshëm vetëm me votat e PS me shumicë të thjeshtë, mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. /ZOOM.AL/