Aplikacion
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, duke pasur parasysh që radhën e kaluar, pati tensione, ndërkohë që efektivët nuk lejuan që anëtarët e këshillit bashkiak nga opozita të hynin në bashki.
Forcat policore të angazhuara për këtë protestë janë më të shumta në numër, krahasuar me protestat e para. Ata kanë vendosur kordon para Bashkisë.
Vihet re se në terren është vendosur edhe autobot, që mund të përdoret për qetësimin e situatës nëse ka tensione. Pjesë e protestës janë bërë edhe Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi.
Javën e kaluar protesta u shoqërua edhe me hedhje të bombave artizanale “Molotov” e thirrje për dorëheqje të kryebashkiakut Erjon Veliaj. Nuk munguan edhe hedhjet e frutave dhe perimeve drejt institucionit, kurse disa protestues gjuajtën me vezë.
Protestat mbahen në shenjë indinjate për skandalin e korrupsionit me dosjen 5D të drejtorëve të bashkisë, 3 prej të cilëve të arrestuar. /ZOOM.AL/
Policia, tjetër version për vrasjen e Martin Canit: E goditi dhe shtriu për tokë vrasësin e tij