zoom

Bota

Ngjarje tronditëse/ 5 persona me këmbë dhe duar të lidhura gjenden të pajetë në det

Ngjarje tronditëse/ 5 persona me këmbë dhe duar të lidhura gjenden të pajetë në det

Policia spanjolle po heton një ngjarje të rëndë që ka ndodhur pranë ishullit të Ibizës, një vend shumë i njohur për turistët.

Të paktën pesë trupa të pajetë janë gjetur në Detin Balearik. Sipas autoriteteve, trupat kishin duart dhe këmbët e lidhura, gjë që ngre dyshime të forta se janë vrarë.

Dyshohet se viktimat ishin emigrantë nga Algjeria, që mund të kenë tentuar të kalojnë detin për të mbërritur në Spanjë.

Por mënyra si janë gjetur trupat, të lidhur, ka shtuar dyshimet se nuk bëhet fjalë për një aksident. Policia ka nisur hetime për të zbuluar çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Hetimet janë ende në fillim dhe autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për identitetin e viktimave apo autorët e mundshëm./ Zoom.al