zoom

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren, arrestohet në Devoll i moshuari

Një 64-vjeçar në Devoll është ndaluar nga policia vendore ditën e sotme, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 13-vjeçare.

Denoncimi u depozitua nga ana e familjarëve të të miturës, teksa akuza u mohua nga i dyshuari.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, sqaron policia.

Vajza ka dëshmuar se autori e ngacmonte vazhdimisht. Teksa Prokuroria pritet të marrë në dorë hetimet për të zbardhur të vërtetën. /ZOOM.AL/