Aplikacion
Egli pohoi se ndjenjat vazhdon t’i ketë të forta për këngëtarin, por shtoi se në distancë, mendimet janë më të ftohta.
Po ashtu, ajo mohoi të jetë shtruar në spital psikiatrik pas daljes nga shtëpia.
Reagimi i Eglit:
Dua ta nis duke ju thënë se ndihem e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik apo asgjë të ngjashme. Kam shumë njerëz pranë vetes që po investohen me gjithçka kanë, që unë të rimblidh forcat për ta dashur veten shumë.
Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mundem dot t’i fik me buton, por të qenurit në distancë më bën ta kem më të ftohtë realitetin dhe të jem më pak e ndikuar emocionalisht nga prania 24/7.
Unë isha bërë e tepërt në optikën e tij dhe po më thuhej shpesh fraza: ‘O unë, o ti në këtë shtëpi.’ Për një njeri që shkatërron lojën dhe veten për të mbrojtur dhe luftuar për lojën e dikujt tjetër, është dëshpëruese të dëgjosh këto fjalë.