zoom

Aktualitet

Nga lidhjet me Tahirin deri te droga në Itali, Habilaj dënohet përfundimisht me 15 vite burg

Moisi Habilaj është dënuar nga Gjykata e Apelit në Itali me 15 vite e 5 muaj burg.

Habilaj akuzohet për trafikim droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Në 2017 ai u kap nga policia, e cila më pas zbërtheu dhe skemën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Siçilisë.

Që nga fillimi i janarit 2021, trafikanti shqiptar i drogës është në arrati dhe kanë humbur të gjitha gjurmët.

Po ashtu për Habilajn janë hapur hetimet dhe nga SPAK, i cili mësohet se ka kryer shërbime ndaj Saimir Tahirit dhe familjes së tij në rastin e udhëtimeve në Greqi në gusht 2014 dhe riparimin e mjetit lundrues të përdorur “Auras”, në shtator 2014.