zoom

Aktualitet

Nga Italia në Durrës me pasaportë false, kanabis e 12 mijë euro të padeklaruara, në pranga një turk

DURRËS- Një 41-vjeçar turk, i identifikuar si Abdullah Tanriverdi ka rënë në pranga pasi tentoi të hynte në Shqipëri përmes Portit të Durrësit me pasaportë false.

Pasi autoritetet kufitare kishin dyshime se 41-vjeçari turk kishte paraqitur një pasaportë të falsifikuar, u realizuan kontrolle më të imtësishme. Tanriverdit iu gjetën dhe sekuestruan 12 000 euro të padeklaruara, një sasi kanabis. Lënda narkotike dhe paratë u zbuluan në bagazhet e këtij shtetasi. Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se pasaporta spanjolle që kishte paraqitur Abdullah Tanriverdi ishte e falsifikuar gjatë kryerjes së proceduare në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit.

41-vjeçari turk i arrestuar sot në Durrës është banues në Barcelonë dhe akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.