Aplikacion
“Më Sarën jam njohur shumë rastësisht. Në një koncert në Gjermani, ku shoqet e Sarës donin të vinin të më shihnin live. Sara nuk më njihte. Më dinte këngët, por nuk e dinte kush isha. Ka ardhur me shoqet. Kur erdhi të bëjë foto, më ka pëlqyer Sara. Më pas nisëm të flasim në Instagram, derisa e kam takuar. Për herë të parë e takova në Shqipëri, më ka munduar derisa e kam takuar. Publike u bë sepse na kanë parë njerëzit bashkë, dhe ka shkuar virale. Herë të tjera më pengonte nëse e dinin, me Sarën nuk më bezdiste. Sara është pak më ekstroverte, nuk është e mbyllur si unë. Ia thotë njerëzve gjërat në sy, unë gjej një mënyrë si mos ta lëndoj dikë. Sara është më e drejtpërdrejt. Çfarë nuk kam unë, e ka Sara, çfarë nuk ka ajo, e kam unë. Jemi një ‘team’ bashkë. Më pëlqen edhe kur udhëtoj me Sarën. Është shumë e organizuar.
Ndërkohë, Ledri tregoi më tepër edhe për rëndësinë që vajza e tij Poem ka.”
“Prindërit kanë pasur vetëm mua, kam qenë një fëmijë. Prindërit vdesin për mua. Që do vinte dita që unë do vdisja për dikë, nuk e kam besuar. Asgjë nuk bëj për vete, gjithçka e bëj për të. Gjithçka që bëj sot e bëj për të.”
Ledri rrëfeu më tepër për hapat e tij në karrierë, teksa u ndal në një pikë shumë të rëndësishme si ajo e “Top Fest”.
“Para “Top Fest” me Ermalin edhe me Lumin kisha shoqëri. Prej këngës “Tavolina”. Kur kemi dëgjuar “Shko”, po mendonim për “Top Fest”. Njerëzit ishin mësuar të na shihnin bashkë. Kemi vendosur të shkojmë në “Top Fest”. Kur kemi marrë pjesë, unë dhe Lumi mendonim që ka qenë gabimi më i madh që shkuam në “Top Fest”, ndërsa Ermali po flinte. Unë këmbëngulja që gabuam. Kur filloi të pëlqehej kënga, mendonim që kemi bërë mirë. Kur dolëm në skenë, edhe po mos të fitonim, veç ate emocion që kemi marrë atë natë, jo vetëm që ia vlejti, por janë momente për të cilat jeton që t’i kujtosh. Kur kemi fituar ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Unë kam qenë edhe në “Top Fest 2”, dhe nuk u kualifikova. Kur kemi fituar, kam festuar atë natë. “Top Awards” më ka pëlqyer ndoshta më shumë se “Top Fest”. Shumë ndjenjë e mirë, shumë natë e bukur. Por nuk ma ka marrë dashurinë e “Top Fest”…”
Ai tregoi për mënyrën si lidhja e prindërve të tij me televizionin ka ndikuar tek ai.
“Kolegët kanë pasur një respekt pak më të veçantë, për shkak se i kam prindërit në televizion, por kur nuk je i mirë është e kotë. Më ka dhënë një ndihmë që ndoshta i kam kuptuar gjërat më shpejt. Si festivalet, si dalja në skenë, të gjitha gjërat që e kanë rëndësinë e vetë i kam kuptuar më shpejt duke parë prindërit. Babi ka realizuar shumë festivale televizive, unë kam qenë pas, e kam parë si shkojnë. Kam pasur qejf të jem në skenë një ditë, më është shtuar dëshira si për regji, si për muzikë.”
Por nga kush frymëzohej Ledri në muzikë?! Artisti zbulon gjithçka në “A Live Night”.
“Tupac ka qenë emri më i madh, por më pas kam filluar të dëgjoj edhe repera të tjerë. Prej të gjithëve kam marrë nga pak. Kështu jam formuar unë si reper, asnjëherë të kopjoj dikë, apo të bëhem si dikush, por e kam studiuar repin. Kam shkruar mbi tekste, kam punuar mbi këngë…”/L.K
/Zoom.al