zoom

Slider

Nga Anglia/ Erling Haaland marrëveshje në parim me Manchester City

Manchester City marrëveshje në parim me Erling Haaland. Këto janë informacionet paraprake që vijnë nga Anglia, të cilat raportojnë për një akord në princip të sulmuesit të Borussia Dortmund me skuadrën e Pep Guardiolës.

Burimet në Gjermani kanë treguar në Sportsmail se 21 vjeçari pritet të zhvendoset në Etihad Stadium. Po këto burime shkruajnë gjithashtu se janë diskutuar dhe termat personale dhe korniza e transferimit është gati për t’u nënshkruar nga drejtuesit e “Qytetarëve”.

Klauzola e norvegjezit është 63 milionë paundë, ndërsa shtohen dhe komisionet që kërkon agjenti i tij, Mino Raiola, shuma e të cilave së bashku shkon në 100 milionë paundë.

Në garë për të nënshkruar me Haaland janë dhe gjigandët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona, shtojmë këtu dhe interesimin e Paris Saint Germain.

/zoom.al