zoom

Sport

Newcastle troket te Barcelona me 80 milionë euro për yllin e sulmit, oferta josh katalanasit

Newcastle synon të afrojë nga Barcelona, futbollistin Raphinha në merkaton e verës. Katalanasit janë të tunduar për të fituar para këtë verë dhe Newcastle është gati të ofrojë 80 mln euro për shërbimet e brazilianit.

Drejtuesit e Newcastle ishin të etur për të afruar sulmuesin e krahut verën e kaluar, por lojtari vendosi të transferohej në “Camp Nou” nga Leeds United në mënyrë që të realizonte ëndrrën e tij për të luajtur për Barcelonën.

Megjithatë Newcastle po përpiqet edhe një herë të joshë Raphinha-n dhe do të ishin të gatshëm të plotësonin kërkesat e katalanasve për 26-vjeçarin.

Vështirësitë financiare të Barcelonës i kanë detyruar ata të konsiderojnë shitjen e lojtarit, pasi ata po kërkojnë të ulin buxhetin e pagave të tyre me 200 mln euro dhe të grumbullojnë 100 milion € të tjera nga shtija e futbollistëve për të respektuar rregulloret e Fair Play Financiar të La Liga.

Për më tepër, Barca po bën gjtihcka për të rikthyer Lionel Messin nga Paris Saint-Germain, gjë që kërkon një plan financiar të zbatueshëm që përfshin fonde të mjaftueshme.

Dëmtim i Dembele e ka detyruar Xavi të mbështet shumë te Raphinha këtë sezon, pavarësisht formës së tij të dobët që e ka parë atë të shënojë vetëm 10 gola në 45 ndeshje. /zoom.al/