zoom

Të gjitha

Nevina Shtylla beqare? Moderatorja publikon fotografinë me partnerin

Në korrik të vitit 2019 u zbulua lidhja e moderatores Nevina Shtylla me juristin Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik me të cilin moderatorja është e lidhur prej vitesh.

“Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa 3-vjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”, shkruante “Panorama Sport” në 2019-n.

Moderatorja pranoi se ishte në një lidhje dashurie, pa preferuar të japë më shumë detaje, duke u përpjekur që jetën e saj private ta mbajë larg syrit të publikut. Nevina nuk është shfaqur kurrë në rrjete sociale me partnerin për të mos marrë vëmendje për këtë pjesë, ndaj ka pasur dyshime se ajo mund t’i ketë dhënë fund lidhjes disavjeçare.

Mirëpo sot Nevina u ka mbyllur gojën të gjithëve, teksa ka publikuar për herë të parë një foto me të dashurin e saj përkrah. Dikush nga ndjekësit e ka pyetur moderatoren: “Vazhdon të jesh single?”. “Po”, është përgjigjur ajo me ironi, teksa ka publikuar foton me partnerin, që i dallohet vetëm një pjesë e fytyrës. Nevina ka qenë ditën e djeshme në plazh së bashku me partnerin dhe fotoja duket se është shkrepur gjatë momentit të relaksit.


Kujtojmë se kohë më parë gjatë një interviste për emisionin “Wake Up”, Nevina tha se është tërhequr nga informacionet që ka dhënë publikisht për jetën e saj private, pasi është penduar.

“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë.
Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë”, u shpreh Nevina.