zoom

Aktualitet

Nesër protestë, policia merr masa. Këto janë rrugët që do të bllokohen

Teksa ditën e nesërme pritet të mbahet në orën 12:00 protesta e radhës e opozitës, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës bën publike masat që do të merren ditën e nesërme.

Kështu, duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 03.03.2023 deri në përfundim të tubimit.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim./ Zoom.al