zoom

Aktualitet

Nesër Dita e Verës/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

Policia e Shtetit prezantoi një plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen nesër, me rastin e Ditës së Verës.

Sipas këtij plani, disa rrugë në Elbasan dhe në Tiranë do të bllokohen për të lejuar festimet.

“Në Elbasan, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit, ndërsa në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova””, njoftoi policia.

Po ashtu, në sheshe e rrugë ku do të ketë aktivitete, do të ketë prezencë të shtuar të efektivëve të policisë.

Postime të lidhura