zoom

Politikë

‘Nëse nuk keni gjë për të bërë, më ndiqni!’ Rama konfirmon pjesëmarrjen në Komisionin Hetimor

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar faktin se do të shkojë nesër në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ai do të pyetet si dëshmitar në këtë komision në orën 12:00.

Kryeministri njoftoi pjesë marrjen e tij gjatë një takimi në qytetin e Durrësit.

“Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po s’patet ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni!”, – tha Rama.

Ashtu si u paralajmërua gjatë fundjavës, java në Komisionin Hetimor mbi inceneratorët do të niste me pyetjen e ministrave, kryebashkiakut Veliaj dhe vetë Kryeministrin Rama.

Postime të lidhura