Aplikacion
Antigona Ramosaj, nëna e këngëtarëve Beatrix dhe Alban Ramosaj, ka bërë publike betejën e saj me kancerin, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale se ka përfunduar seancën e parë të kimioterapisë.
Në reagimin e saj, Antigona shprehet se po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës, por pavarësisht lodhjes fizike, thekson se ndjehet e mbushur me dashuri dhe mirënjohje për mbështetjen e marrë.
“Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime”, shkruan ajo, duke falënderuar familjarët, miqtë dhe ndjekësit për mesazhet, lutjet dhe fjalët inkurajuese.
Ajo sqaron se vendimi për ta ndarë publikisht këtë përvojë nuk ka qenë i lehtë, por është marrë me qëllimin për të ndërgjegjësuar vajzat dhe gratë që të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore, edhe për shqetësimet që duken të vogla.
“E vetmja arsye pse po shkruaj publikisht është për të inkurajuar vajzat dhe gratë që të mos i lënë pas dore kontrollet mjekësore, as për shqetësimet më të vogla”, shprehet Antigona Ramosaj, duke shtuar se është e mbushur me forcë për të luftuar.
Ndërkohë reagoi edhe vajza e saj, këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila ka shpërndarë një mesazh emocional, duke e cilësuar nënën e saj si forcën dhe heroinën e jetës.
“Mami im, forca ime, jeta ime. Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë. Edhe kur trupi i saj lodhet, shpirti i saj mbetet i pathyeshëm. Ti je heroina ime @antigoneramosaj. Mëson të gjithëve se çfarë do të thotë të duash pa kushte dhe të luftosh pa u dorëzuar. Jam pafundësisht mirënjohëse që kam fatin ta quaj nënën time, edhe pse zemra më copëtohet duke e parë të ecë nëpër këtë stuhi. Ti do t’ia dalësh, mami. Sepse forca jote është më e madhe se çdo stuhi”, shkroi ajo.

Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, policia përdor ujë me presion dhe spraj me piper