zoom

Slider

Nelson Hysa gati për duelin e madh, sfidon në zemër të Shkodrës çekun Pavel Sour

Nuk ka pushim për boksierin shkodran Nelson Hysa. Pas suksesit ndaj britaniku Danny Williams në fillim të nëntorit, 38-vjeçari që garon në peshat super të rënda do të zbres sërish në ringë.

Këtë herë kundërshtari i radhës është Pavel Sour, kampion i Çekisë. Përballë është një emër i madh, që regjistron 30 ndeshje si profesionit, prej të cilave 17 fitore.

Takimi i shumë pritur mes dy boksierëve të peshave të rënda do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër në 22 janar duke nisur nga ora 17:00.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nelson Hysa (@nelsonhysa)

40-vjeçari Pavel Sour vjen në Shkodër pas triumift kundër Michal Reissinger, megjithatë Nelson Hysa nuk i trembet formës së tij, ndërsa kërkon një tjetër sukses përballë publikut të tij, që e ka duartrokitur gjithmonë.

Sour mban vendin e 199 në renditjen e boksierëve profesionist nga 1,331 pjesëmarrës, ndërsa kampioni ynë ndodhet i 256-ti.

Viti 2022 ishte i jashtëzakonshëm në boksin profesionit për 22 herë kampion e Shqipërisë, që zhvilloi 5 ndeshje si profesionist dhe i fitoi të gjitha duke u ngjitur edhe në klasifikimin e boxrec.com. /zoom.al/