zoom

Bota

Negociatat Kiev Moskë rinisin nesër! Kievi: Ka hapësirë për kompromis

Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë do të vazhdojnë nesër. Lajmin e ka dhënë Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak.

“Proces shumë i vështirë i negociatave. Ka kontradikta, mirëpo ka hapësirë për kompromise”, ka thënë ai.

Rundi i së martës, bashkë me disa runde tjera nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës. Kremlini, në anën tjetër, ka thënë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë zyrtare.