zoom

Bota

Mëngjes i përgjakur! Bombardime në Kiev dhe jo vetëm

Ukraina është gjendur mëngjesin e sotëm përballë sulmeve të reja. Nga raportime në rrjetet sociale, të pakonfirmuara zyrtarisht mësohet se ka patur çaste më parë, bombardime në Kiev, Odesa dhe Zhaporizhia.

Në Kiev, shërbimet e urgjencës së qytetit kanë konfirmuar se një ndërtesë banimi 12-katëshe në lagjen Shevchenko u godit nga bombardimet ruse rreth orës 6 të mëngjesit. Një ndërtesë fqinje nëntëkatëshe është dëmtuar gjithashtu.

Oliver Carroll, një korrespondent për “The Economist”, tha se dëgjoi zhurma të forta në Odesa, të cilat mund të ishin sistemet e mbrojtjes ajrore, që rrëzonin predha.

Ndërkohë në Zaporizhzhia, sekretari i këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev shkroi në Telegram se një shpërthim goditi një stacion hekurudhor./ Zoom.al