zoom

Të gjitha

Në vend të parave i ofruan drogë! Rrëfehet Ermal Fejzullahu

Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të kërkuar në trojet shqiptare dhe përpara pandemisë thuajse çdo mbrëmje ai ishte i ftuar në lokale nate për të performuar. Si një pjesë e madhe e këngëtarëve ai ka udhëtuar në të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë dhe sigurisht në këto raste nuk mund të mungojnë aventurat.

Së fundmi, Ermali ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, në të cilin ka rrëfyer një histori shumë qesharake, që i ka ndodhur gjatë një koncerti në Itali. Ai tregoi se ishte i ftuar në koncert bashkë me Sinan Hoxhën dhe në vend të pagesës “cash”, atyre të dyve iu ofruan drogë.

“Sa të duash raste… Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha: Sinan ta kam zbardhur fytyrën. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)…”, rrëfeu Ermali duke qeshur.

Ai tha se në fillim mendonte se do të merrnin një shumë të majme parash, por më vonë e vërteta rezultoi krejtësisht ndryshe nga sa pritej për dy këngëtarët.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Ermalit është “Përjetësi”, një bashkëpunim me Fifin, që u publikua në tetor të 2020-s. Ndërkohë këngëtari nuk ka paralajmëruar ende ndonjë projekt të ri muzikor për këtë vit.