Aplikacion
Anglia i shënoi të pesë penalltitë, me Cole Palmer, Jude Bellingham, Bukayo Saka, Ivan Toney dhe Trent Alexander-Arnold që gjetën rrjetën nga 12 metra.
Dhe pritja nga Pickford e penalltisë së lojtarit zvicran Akanji ishte e mjaftueshme për të kaluar Anglinë në gjysmëfinale.
Në shishen e ujit të portierit anglez ishte shkruar një listë se në cfarë drejtimi parapëlqenin t’i gjuanin penalltitë lojtarët e Zvicrës, duke i shoqëruar me këshilla për secilin sulmues.
Pranë emrave të disa lojtarëve ishin fjalët ‘gjuajtje majtas’ ose ‘gjuajtje djathtas’, ndërsa kishte udhëzime më komplekse për lojtarët e tjerë, si ‘e rreme djathtas – gjuajtje majtas’ dhe ‘vendos – reagon’.
Pranë emrit të Akanji ishin fjalët ‘gjuajtje majtas’, gjë që e ndihmoi Pickford të pengonte mbrojtësin e Manchester City të shënonte në portë.
Ndërsa për kapitetin e Kombëtares zvicerane, Taulant Xhaka shkruante “gjuajtje majtas”.
Ministrja njofton divorcin nga bashkëshorti, shpërthejnë kritikat: Vure karrierën para fëmijëve