Aplikacion
Katari ka dënuar sulmin e Iranit ndaj bazës ajrore amerikane Al Udeid në këtë shtet dhe tha se “Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
Në një postim në X, zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, shtoi se “mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi me sukses sulmin dhe i ndërpreu raketat iraniane” dhe nuk kishte pasur viktima.
Ai tha se Katari kishte paralajmëruar për rreziqet e përshkallëzimit izraelit në rajon dhe bëri thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha veprimeve ushtarake dhe për një kthim serioz në tryezën e negociatave dhe dialogun”.
Eskalimi i fundit përfshin në konfliktin e nisur fillimisht mes Izraelit dhe Iranit, edhe Katarin vend i cili kishte kërkuar një zgjidhje përmes negociatave.