zoom

Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasjeje, kapet në arrati 30-vjeçari me dy identitete (Emri)

Ishte në kërkim për veprat penale “vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “armbajtja pa leje”, ndalohet nga Policia 30-vjeçari i kërkuar në Dibër.

Burime zyrtare konfirmuan sot se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ndalimin e shtetasit Ardit Aldedaj (Begu), 30 vjeç, banues në Peshkopi.

Drejtësia kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “armëmbajtja pa leje”, në mungesë.

“Në muajin qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.A.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/