zoom

Aktualitet

Aksidentoi 4 këmbësorë në Burrel dhe u arratis, kapet shoferi. Shoqërohet dhe ndihmësi (EMRI)

Një aksident dramatik ndodhi sot në Mat, kur një automjet ka përplasur katër këmbësorë të cilët kanë përfunduar në spital.

Policia njoftoi pak më parë se është arrestuar drejtuesi i automjetit, Ylber Xhepavdia, 28 vjeç.

“Shoqërohet në Komisariat dhe një shtetas tjetër, i cili me mjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit 28-vjeçarin.

Në vijim të informaciont paraprak, ku në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’, në Burrel, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi 4 shtetas (këmbësorë), dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, si rezultat i veprimeve hetimore dhe intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat”, tha policia.

Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/