zoom

Aktualitet

Në gjendje të rëndë shëndetësore, ish-presidenti Bujar Nishani dërgohet për kurim jashtë vendit

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është mëngjesin e sotëm jashtë shtetit për kurim më të specializuar. Mësohet se Nishani u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në aeroport, për të fluturuar më pas për në Gjermani.

Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se Nishani ka patur fibrozë post covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të okrigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë. /abcnews.al/