zoom

Aktualitet

Në çantë me 5 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Maqedoninë e Veriut

Një shqiptar në Maqedoninë e Veriut është arrestuar nga policia, pasi u kap me 5 kg kokainë.
Mediat maqedonase raportojnë se pas hekurave përfundoi 37-vjeçari me inicialet A.O., nga Gostivari.

Mësohet se shqiptarit i janë gjetur rreth 5 kilogramë heroinë në vlerë rreth 200 mijë euro, të cilën e mbante në një çantë shpine.

Pas kontrollit të policisë, rezultoi se droga ishte paketuar në 9 pako.