zoom

Bota

Në Bruksel nuk ka as përkthyes nga frëngjishtja, situata e sikletshme me raportuesin francez dhe komisionerin Varhelyi

Në Bruksel nuk ka as përkthyes nga frëngjishtja, situata e sikletshme me raportuesin francez dhe komisionerin Varhelyi

Nuk është më simbol i protokolleve dhe perfeksionit, Brukseli herë pas herë po tregon jo vetëm pamundësi në përballomin e krizave siç ishte pandemie, por po çalon tani edhe ne burime njerëzore si me një përkthyes nga frëngjishtja.

Ditën e sotme është publikuar Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit dhe gjatë bashkëbisedimit ndodhi një situarë aspak e këndëshme mes raportuesit francez dhe komisionerin Varhelyi. Nuk kishte një përkthyes për raportuesin francez, i cili u revoltua duke thënë se kjo është e papranueshme pasi jemi në parlamentin Europian.

Pjesë nga biseda:

Raportuesi francez: Nuk mund ta pranoj këtë. Jemi në Parlamentin Europian ka shumë përkthyes dhe nuk e kuptoj pse nuk ka një përkthyes nga frëngjishtja në anglisht.

Varhelyi: Nuk kemi të gjithë përkthyesit në dispozicion pasi ka edhe një seancë tjetër që po mbahet ju mund të vazhdoni në gjuhën franceze por po ju them që ska përkthyes.

 

 

Postime të lidhura