zoom

Të gjitha

“Vera po vjen, bashkë me të edhe Xhensila Myrtezaj”/ Gjithë sy e veshë tek artistja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore. Pak ditë pasi këngëtarja lansoi këngën e re “Ale ale”, ajo tashmë ka njoftuar se është drejt finalizimit edhe të tri projekteve të reja.

Përmes disa imazheve që postoi në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 1.7 milion ndjekës, Xhensila tha se ndihej e emocionuar për këngët e reja.

“Vera po vjen dhe bashkë me të po vijnë edhe tri projekte të tjera. Jam kaq shumë e emocionuar”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazheve.

Ndërkohë, të shumta ishin edhe komente nga ana e fansave të saj të cilët padyshim mezi presin këngët e reja nga ajo. Në anën tjetër,  Xhensila publikoi një pjesë të shkurtër të bashkëpunimit me këngëtarin, Elgit Doda. Dyshja njoftuan se kënga e re e përbashkët mban titullin “A e din” duke mos dhënë më shumë detaje./L.K

/Zoom.al