zoom

Ekonomi

Ndryshon sërish çmimi i karburantit në vend, sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja me të cilat do të shiten karburantet në vend.

Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i naftës do të jetë 184 lekë/litri.

Benzina do të shitet me 186 lekë/litri.

Ndërkohë çmimi i gazit do të jetë 75 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 Mars ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

NJOFTIMI I BORDIT

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 28 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 27.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 860, +10 nga data 22.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 737, -23 nga data 22.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje të lehtë në 106.46 (- 0.17 nga data 22.03.2023).