Aplikacion
Jerevani dhe Bakuja kanë zhvilluar dy luftëra – në vitet ’90 dhe më 2020 – mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, që forcat azerbajxhanase e rimorën gjatë një ofensive të shkurtër vitin e kaluar.
“Njësitë e forcave të armatosura azerbajxhanase hapën zjarr me armë të vogla drejt pozicioneve luftuese armene afër fshatit Nerkin Hand”, tha Ministria e Mbrojtjes së Armenisë përmes një deklarate.
Në njoftim u tha se dy ushtarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.
Armenia hodhi poshtë këto pretendime.
Pas ofensivës së vitit të kaluar të Azerbajxhanit, nga Nagorno-Karabaku, i banuar pothuajse krejtësisht nga armenët etnikë, u larguan mbi 100.000 persona për në Armeni, duke nxitur një krizë të refugjatëve. /REL/
Gjendet trupi i vajzës së dytë në Bunë, Balla: Këtu ndodhet dhe trupi i nënës me të birin