Aplikacion
Së fundmi në emisionin“Goca dhe Gra”, në rubrikën çfarë do t’i thoje vetes kur ishe 20 vjeç, Dalina ka rrëfyer një histori interesante nga jeta e saj. Ndër të tjera moderatorja dhe producentja u shpreh se në atë kohë i dukej vetja e padobishme.
“Unë kam pasur një farë kohe duke qenë se rrija me shumë artistë, dhe isha rritur në një shtëpi ku motra ime ka qenë pianiste dhe mendoja se të qenit artist ka qenë një vuajtje e madhe për mua dhe thoja që nuk do të jem kurrë artiste. Më dukej vetja mediokre dhe shihja pianistin, balerinin gjithmonë këto miqësitë e mija me kitaristë dhe më dukeshin të gjithë të jashtëzakonshëm sepse bënin një instrument dhe çonin një gjë deri në fund. Dhe thoja çfarë kam unë se jam shumë e shpërndarë. Dua dhe filmin dhe shkenca politike jo këtë dhe këtë. Dhe do t’i thoja vetes time është në rregull, ta marrë shtruar, mos të nxitojë. Nuk ka asgjë, çdo gjë do bëhet në kohën e vetë. Dhe fakti që ti nuk je ajo që je në pënë atë kohë, është thjeshtë një rrugë që je duke u stërvitur për tu bërë më mirë. Dhe gjithmonë e më shumë bëhesh më e mirë. Kështu merri gjërat shtruar se do të ndodhin të gjitha,”-u shpreh Dalina./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë