zoom

Art & Kulturë

Ndërron jetë aktori dhe regjisori shqiptar Enver Petrovci

Ndërron jetë aktori dhe regjisori shqiptar Enver Petrovci

Është shuar në moshën 71-vjeçare ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci.

Familja e tij ka konfirmuar lajmin e hidhur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë.

Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

Gjatë karrierës së tij, ai shkëlqeu si në dramat klasike ashtu edhe në rolet moderne, duke fituar respektin dhe admirimin e kolegëve, kritikëve dhe publikut./ Zoom.al

Postime të lidhura