zoom

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Nishanit, Delegacioni i BE-së mesazh ngushëllimi

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani.

Delegacioni shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, shkruan Delegacioni i BE-së./zoom.al